Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, sot ka zhvilluar një luftë të ashpër me kundërshtaren e saj në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” britaniken Caroline Dubrois, megjithatë nuk ia doli ta vazhdojë sfidën drejt fitores.
Donjeta e cila garoi në kategorinë 57-60 kg ishte mjaft aktive në gjithsejt 3 raundet e zhvilluara, megjithatë edhe kundërshtarja ishte mjaft e shpejtë në ring dhe ia doli të japë më shumë goditje.
Donjeta Sadiku ishte ftuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.