Donika Gërvalla e përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

 

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do ta përfaqësojë Kosovën në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Seanca do të mbahet sot pasdite në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Seanca e kryesuar nga Vietnami do të zhvillohet në formatin video për shkak të pandemisë së koronavirusit.

 

 

Raporti i fundit i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres mbi punën e UNMIK-ut përfshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës më 14 shkurt dhe aktakuzës e Prokurorisë Speciale në Hagë kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së në nëntor të vitit të kaluar si ngjarjet kryesore politike.

Raporti thekson se këto ngjarje kanë ngadalësuar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë me ndihmën e BE-së dhe thekson se paqja e qëndrueshme, stabiliteti dhe zhvillimi socio-ekonomik në Kosovë dhe rajon varen nga progresi i qëndrueshëm në dialog që synon normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

\RTV-Okarina\