Don Xhoni live në sheshin “Adem Jashari”

 

Komuna e Skenderajt, ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit do të organizojë muajin e diaspores, ku në sheshin e qytetit “Adem Jashari” do të përformojnë këngëtar të ndryshëm të estrades sonë, shkruan Okarina press.

Me 15 korrik në hapjen e këtij muaji të diaspores do të përformojë këngëtari nga Drenasi, Don Xhoni.

Lajmin për këtë e ka dhënë komuna e Skenderajt e cila ka shkruar:

 

⏳ Po fillon aktiviteti më i madh argëtues “Ditët e Diasporës – SKENDERAJ 2022” 🤩, me një program 🎼 të jashtëzakonshëm, me këngëtarë të mirënjohur nga estrada jonë 🎤.
Një organizim i tillë njëmujor bëhet në shenjë nderimi dhe respekti ndaj bashkatdhetarëve tanë 🫶.
Ekskluzivisht DON XHONI 🫵, të premten (15 korrik) nga ora 21:00 🔥
📍 Në Sheshin “Adem Jashari”.
MIRË SE VINI BASHKATDHETARË! ❤️”