Dita e fundit e masave antiCovid, pritet vendimi i ri

 

Masat e vendosura antiCovid nga Qeveria e Kosovës sot marrin fund.

Por, nga nesër pritet që qytetarët e Kosovës të jenë me masa të reja. Hapja e gastronomisë është një nga vendimet që pritet të merret sot nga Qeveria.

Me masat aktuale, gastronomia është e mbyllur dhe funksionon vetëm me “Take Away” dhe “Delivery”. Po ashtu, me masat e tanishme, nga ora 22:00 dhe në 05:00 është ora policore.

 

 

Gastronomia po kërkon me ngulm që t’i lejohet zhvillimi i aktiviteteve në mënyrë normale.

Vendimi pritet të merret sot.

/RTV-Okarina/