Disa raste të dhunës në familje brenda ditës në rajonin e Prishtinës

 

 

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka njoftuar se në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur tri raste të dhunës në familje.

Një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj në Drenas.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa nuk është raportuar për të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në gjykatë në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Fushë Kosovë është arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

 

 

Nuk raportohet që ka të lënduar,  kurse me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Prishtinë ku policia ka arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një femër. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

/RTV-Okarina/