Disa këshilla çka të hani për iftar/ syfyr!

Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje.

Kjo formë agjërimi, për besimtarët myslimanë nënkupton se ata mund të hanë vetëm dy vakte në ditë, një para lindjes së diellit (syfyr) dhe tjetra pas perëndimit të diellit (iftar).

Për një agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm ju sugjerojmë disa lloje ushqimesh për syfyr, të cilat na mbajnë të ngopur përgjatë tërë ditës dhe njëkohësisht janë të shëndetshme shkruan Korrekt Press.

– Ushqimet e pasura me proteina si mish pule apo peshk.

– Oriz, sepse është i pasur me fibra, tretet me ngadalë dhe njëkohësisht na mban të ngopur.

-Mollët gjithashtu preferohen për syfyr sepse kanë sasi të madhe të ujit, përmbajnë fibra dhe preferohet që gjithmonë para përfundimit të syfyrit të kafshojmë ndonjë mollë.

-Bananja përmban sasi të madhe kaliumi, ndihmon në zvogëlimin e etjes.

-Fasulja tretet me ngadalë dhe ju mban të ngopur për një kohë më të gjatë.

-Hurmat dhe fiqtë janë shumë të preferuara, japin energjinë që na nevojitet, mbajnë stomakun në gjendje të lehtë si dhe bëjnë që të kemi gjumë të rehatshëm.

-Vezët janë gjithashtu të pasura me proteina, janë të preferuara për një ditë të gjatë agjërimi.

-Frutat e thara si arrat, lajthitë, bajamet janë burime të mëdha të proteinave, kanë kalori dhe preferohen të konsumohen për çdo iftar dhe syfyr.

-Kosi gjithashtu ndihmon në tretje, redukton etjen dhe preferohet shumë për syfyr.

-Qumështi sikurse edhe kosi, përveç se ndihmon në reduktimin e etjes, jep energji dhe ka sasi të madhe të kalciumit.
-Trangujt njihen si perimet me sasi më të madhe të ujit, ndihmojnë në hidratimin e organizmit.

Preferohet gjithashtu të shmangen ushqimet me shumë sheqer, me shumë krip, pijet me kafeinë, ushqimet pikante dhe ushqimet e skuqura dhe me shumë yndyrë.