Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, gjatë një konference për media foli lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve për garën e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Ai tha se janë dërguar në institucione të ndryshme shkresat e veçanta ku është kërkuar konfirmimi i përshtatshmërisë së kandidatëve me nenin 29 të ligjit për zgjedhje të përgjithshme dhe se këtyre shkresave i janë bashkangjitur edhe listat me emrat e 3 mijë e 205 kandidateve që u takojnë subjekteve të ndryshme politike që kanë kërkuar nga KQZ-ja certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje.
Elezi theksoi se i janë drejtuar Këshillit Gjyqësor i Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, Doganës së Kosovës dhe PZAP-së, duke i kërkuar që t’i dërgojnë emrat e personave nga lista e kandidatëve dhe se pas pranimit të përgjigjeve, zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim do të përgatisë rekomandimet lidhur me certifikimin ose jo të ndonjë kandidati dhe KQZ do të merr vendim më së largu deri më 1 shtator.
\RTV-Okarina