Diaspora ka nisur të vijë me të madhe këtë verë në Kosovë. Përveç ardhjes së tyre me automjete, shumë nga ta po e shfrytëzojnë Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.
Vetëm sot në pistën e aeroportit në Prishtinë pritet të aterojnë rreth 50 aeroplanë nga vende të ndryshme të botës ndërsa edhe 20 të tjerë planifikohet të zbresin deri të shtunën në ora 09:00.
Kompanitë kanë shtuar dukshëm linjat ajrore për shkak të kërkesës së jashtëzakonshme për të udhëtuar drejt Kosovës.
Pasi vitin e kaluar shumë mërgimtarë kishin hezituar të vijnë në Kosovë për shkak të pandemisë COVID-19, këtë verë ata nuk po mendojnë dy herë për t’i kaluar pushimet në vendlindje.
\RTV-Okarina\