Dhuratat e shpërndara nga kryetari i Skenderajt të kompanisë me bazë në Beograd

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me drejtorin e Arsimit, kanë shpërndarë dhurata ne insitucionin para shkollor “Nëna Zahide, që është pjesë e shkollës  “Shaban Jashari”, në Skenderaj për nxënësit me rastin e festave të fundvitit.

Dhuratat që u shpërndanë janë të kompanisë serbe “Pioneri”, raporton Paparaci.

Kjo kompani e ka bazën në Beograd dhe merret me prodhimin e produkteve të çokolladës.

https://www.a-pionir.com/?fbclid=IwAR0CHjW6YFISa3r_sgLcz59AH2t-yfoi1dVwkl3QUPsppJAdsPyM-IJujAw

Madje kjo kompani është promovuar edhe nga kryeminisrja e Serbisë, Ana Bernabiq.

Edhe pse vazhdimisht në Kosovë është bërë thirrje për moskonsumin të produkteve serbe, importet nga Serbia nga viti në vit kanë shënuar rritje.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar një raport me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin nëntor 2022, derisa vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin Serbia me 6.6 për qind.

Sipas ASK-së, në muajin nëntor në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 401.4 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 361.1 milionë eurosh në vitin 2021.

Ditë më parë deputetët e kuvendit, Mefail Baçinovci dhe Bekë Berisha I vizituan policët në stacionin në veri të vendit, e  në fotot e publikuara u panë duke konsumuar ujë të prodhimit serb.

Kështu ndodhi edhe të premten me kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura, ku u shpërndau nxënësve dhurata me produktin serb./Paparaci.com/