Çdo ditë në vendin tonë raportohen dhjetëra raste të dhunës në familje, ku viktima janë zakonisht gratë që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga familjarët e tyre. Por nuk janë të rralla edhe rastet kur nga dhuna pësojnë edhe vjehrrat të cilat kanë probleme me nuse.
Një rast i tillë ka ndodhur mesditën e sotme në një familje në Fushë Kosovë, ku një 27-vjeçare dyshohet se ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.
Njësitë policore me të marrë informatën janë vënë në lëvizje, ku kanë arrestuar të dyshuarën të cilën e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarës t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe e njëjta të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.