Devolli zyrtarisht jep dorëheqje nga KF.Drenica

 

Bledar Devolli ka jepur dorëheqje sot, ai është larguar nga drejtimi i KF.Drenica pas eleminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga Dukagjini i Klinës, dhe rezultateve të dobeta.

E dorëheqjen e tij e kanë bërë të ditur drejtues të klubit, ku sipas tyre pas takimit me presidentin e klubit z. Ilir Veliqi, Devolli ka paraqitur dorëheqje e tij të parevokueshme.

“Presidenti i klubit, pasdite aprovoi dorëheqjen e trajnerit Devolli, dhe sot përfundon angazhimi i trajnerit gjirokastrit në klubin tonë” shkruan ata. Gjithashtu drejtues të klubit e falendëruan Devollin për punën dhe angazhimin e tij.

 

 

 

Njoftimi i plotë:

Bledar Devolli ndahet me klubin!

Skenderaj – 17-03-2021

Trajneri Bledar Devolli, pas takimit me presidentin e klubit z. Ilir Veliqi, ka paraqitur dorëheqje e tij të parevokueshme, pas eleminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga Dukagjini i Klinës.

Presidenti i klubit, pasdite aprovoi dorëheqjen e trajnerit Devolli, dhe sot përfundon angazhimi i trajnerit gjirokastrit në klubin tonë.

Ne e falenderojmë Bledar Devollin për punën dhe angazhimin në klub gjatë gjithë kësaj kohe. Klubi i uron suksese Devollit në angazhimet e tij të radhës.

Drejtuesit e klubit shumë shpejt do ta zyrtarizojnë trajnerin e ri që do t’a udhëheq skuadrën në vazhdim.

/RTV-Okarina/