Gjatë ditës së djeshme shpërtheu zjarri tek Tregu me shumicë në Fushë Kosovë. Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës njoftoi se janë lënduar dy persona të cilët kanë pranuar edhe trajtim mjekësor. Zjarri ka shkaktuar edhe dëme materiale duke përfshirë katër depo të mbushura me pemë dhe perime.
“Tregu me shumicë-Zona industriale, Prishtinë 01.07.2021-16:07. Është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri janë përfshirë katër depo të mbushura me pemë dhe perime –prona të katër viktimave meshkuj kosovarë. Njësit relevante dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale që dyshohet të jenë të konsiderueshme, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
/RTV-Okarina