Tre persona janë arrestuar, njëri prej tyre zyrtar policor të cilët pas një përleshje fizike, zyrtari policor ka përdorur armën me ç ‘rast i ka plagosur dy persona.
Në raportin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:00, në Dragash.
Siç thuhet në raport, të lënduarit kanë pranuar dhe janë në trajtim në spital e Prizrenit dhe jashtë rreziku për jetë.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar njëri prej tyre zyrtar policor pasi që pas një përleshje fizike, zyrtari policor ka përdorur armën me ç ‘rast i ka plagosur dy persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, të lënduarit kanë pranuar dhe janë në trajtim në spital e Prizrenit dhe jashtë rreziku për jetë. Në lidhje është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit ndalen në mbajtje”, thuhet në raport.