Asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës gjatë seancës së sotme nuk kanë arritur që të zgjedhin kryesuesin e këtij kuvendi
Kandidat i vetëm për këtë pozitë ishte Fehmi Kupina i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai mori 25 vota të cilat nuk mjaftuan që ai të marrë këtë pozitë, pasi që nevojiten më shumë se gjysma e votave që i bie 26 nga 51 asambleistë.
Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje kishte të drejtën që e para të propozonte kandidatin saj për kryesues të Kuvendit Komunal ngase ka numër më të madh të asambleistëve, ajo nuk propozoi askënd për këtë pozitë.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re e lëshuan sallën dhe nuk morën pjesë në votimin për kryesuesin e Kuvendit Komunal./rtvokarina/