Dështon në menaxhimin e zjarreve, kryeministri grek kërkon falje

 

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka kërkuar falje për dështimin në menaxhimin e zjarreve që janë përhapur në gjithë vendin.

Qindra zjarrfikës janë duke luftuar me zjarret e mëdha të cilat kanë detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre dhe kanë djegur dhjetëra hektarë tokë.

“Ne mund të kemi bërë atë që mund të bëhej nga ana njerëzore, por në shumë raste kjo nuk ishte mjaftueshëm”, ka thënë Mitsotakis.

Në ndërkohë, ka akoma tym që po del nga ishulli i Evias, që është në verilindje të Athinës, ku ka pasë zjarre tash e një javë.

 

 

Dhjetëra shtëpi dhe hektarë pyje janë djegur tashmë në Evia dhe në pjesë të tjera të Greqisë, shkruan BBC.

Qindra banorë janë urdhëruar që të largohen nga ishulli për shkak të rrezikut nga zjarret, edhepse disa ishin të vendosur që të rrinin aty dhe t’i mbronin pronat e tyre.

“E kuptoj plotësisht dhimbjen e bashkëqytetarëve tanë të cilët i kanë parë shtëpitë ose pronat e tyre duke u djegur”, tha kryeministri grek në një paraqitje në media.

Por, ai tha se vendi “po përballet me një fatkeqësi natyrore të përmasave të pashembullta”.

Zemërimi i publikut është rritur në lidhje me vonesat në përgjigjen e qeverisë ndaj zjarreve, duke përfshirë edhe mungesën e avionëve që hedhin ujë.

 

Mitsokasis tha se “të gjitha dështimet do të identifikohen”, derisa shtoi se zjarrfikësit po përballen me fuqi të mbinatyrshme që shpesh tejkalojnë forcën e tyre.

 

\RTV-Okarina\