Real Madrid e ka nisur mjaftë mirë sezonin në La Liga, por dhe në Champions League është në pozitë të volitshme.
Por strategu italian Carlo Ancelotti duket se nuk është i kënaqur me një repart në skuadrën e tij.
Nëse krahu i majtë i sulmit është i konsoliduar dhe po sjellë produktivitet me Vinicius JR, e njëjta gjë nuk mund të thuhet dhe për krahun e djathtë, me Rodrygo e Asensio që nuk po bindin, kurse Hazard nuk preferohet nga italiani.
Ëndrra e madhe e trajnerit 62-vjeçar është Federico Chiesa i Juventusit.
Chiesa në 13 ndeshje me Juventusin në të gjitha kompeticionet në këtë sezon ka arritur të shënoj 3 gola dhe dhuruar 2 asistime, por anësori 24-vjeçar i jep lojës shumë ritëm fal teknikës së tij të jashtëzakonshme.
Sipas “El Nacional”, Real Madrid ka filluar negociatat me Federico Chiesa, dëshirë kryesore e Carlo Ancelotti, që e kërkon për merkaton e janarit.
“Zonja e Vjetër” vështirë se do të lejoj të largohet nga skuadra një tjetër yll pas largimit të Ronaldos, por “Los Blancos” do të provojnë shanset e tyre për një shumë rreth 70-80 milion euro.
\RTV-Okarina\