Deri tani të gjitha rrugët e kalueshme në Skenderaj

Bora po bie me intensitet të madh në qytetin e Skenderajt.

Ndërsa stafi i RTV-Okarina ka kontaktuar me Drejtorinë e Shërbimeve Publike të Komunës tonë, ku i ka pyetur lidhur me gjendjen e rrugëve në Skenderaj

Ku sipas tyre të gjitha rrugët në komunën tonë janë të kalueshme, dhe se komuna ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura, që rrugët të jenë të kalueshme.

Po ashtu sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, edhe nesër do të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje bore.temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.

/RTV-Okarina