Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për procesin e aplikimit të votuesve nga diaspora.
Në bazë te të dhënave të publikuara, deri tani në adresën zyrtare të KQZ-së kanë arritur rreth 20 mijë aplikacione.
Ndërsa, janë shqyrtuar 3.455 aplikacione për regjistrim.
Kurse, të miratuara janë 2249 aplikacione.
KQZ-ja ka bërë të ditur se 431 aplikacione duhet të dërgojnë dokumente shtesë me qëllim të miratimit.
Ndërsa, deri në orën 12:00 të ditës së sotme janë 16.386 e-maila të pahapura.
/RTV-Okarina/