Ndër vite, Lëvizja Vetëvendosje bënte thirrje që të përkrahen sa më shumë institucionet e vendit, që të përkrahen produktet vendore e shumë kërkesa të ngjashme.
Por pavarësisht kësaj, janë pikërisht nga kjo parti politike që siç duket harruan thirrjet e tyre.
Hiç më larg, janë pikërisht deputetët e partisë së Albin Kurtit që zgjedhin më parë klinikat private, se ato shtetërore.
Njëra prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje së fundi është bërë nënë. Ajo çfarë bie në sy në urimin e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila është se deputetja, Adelina Grainca zgjodhi që fëmijët e saj binjak t’i lind në klinikë private, larg QKUK-së aty ku shkon për të lindur çdo qytetarë e thjeshtë e Kosovës.
Adelina Grainca tashmë është nënë e dy binjakëve, të cilët lindën në një prej klinikave private në vend për dallim nga shumë fëmijë të cilët lindin në kuadër të QKUK-së, ku dihet që Klinika e Gjinekologjisë ka probleme të shumta e kushte aspak të duhura për gratë e vendit./Lajmi.net/