Deputetja e VV-së ia huq fort; citon Naim Frashërin në thënien që nuk është e tij

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, duket se nuk e ka haberin mbi thëniet e poetëve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Në një shkrim të saj në Facebook, Ujkani, citon Naim Frashërin në thënien që nuk është e tij.

“Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë. Nëse kërkon të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë”, është thënie e shkruar nga Sami Frashëri, por që Ujkani mendon se këtë e ka shkruar Naim Frashëri.

I gjithë ky ngatërrim nga deputetja, është bërë në një reagim të saj ndaj mësuesit nga Vushtrria, i cili ishte bërë i famshëm për vallëzimin e tij në TikTok.

Teksa deputetja e VV-së kërkon të merren masa ndaj këtij mësuesi, flet edhe për arsimim dhe edukim, por që një lëshim i tillë nuk i ka hije një personi që mund të jetë i arsimuar, aq më pak deputete për dy mandate.