Deputeti Xhavit Haliti dënohet për mosmbajtje të maskës

 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës është dënuar këtë të martë nga Policia e Kosovës.

Kjo pasi që ai u shfaq në sheshin e Prishtinës pa maskë, duke shkelur kështu ligjin anti-Covid.

 

 

Deputeti Haliti është dënuar sot gjatë kohës sa ishte duke shkuar në Kuvend, në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, ku po raporton ministrja Donika Gërvalla.