Deputeti i VV-së paralajmeron hetime për shuma afera korruptive

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci përmes një statusi në rrjetin social facebook, ka shkruar se Kosovës i duhet një kryeprokuror i guximshëm, punëtor e energjik.
 Ja postimi i tij i plotë:
“Pse na duhet një kryeprokuror i guximshëm, punëtor e energjik?
Sot po ndodhë intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror dhe është koha e fundit të vihet një person me integritet të lartë moral në këtë detyrë sepse për 20 vite nuk pati drejtësi për mijëra raste e unë po i listoj veç disa prej tyre për të cilat jo që nuk pati drejtësi, por më ironikja ishte se shpeshherë nuk kishte “PROVA TË MJAFTUESHME” siç ishte rasti PRONTO.
• Afera ‘Pronto’;
• Rasti ‘Toka’;
• Afera ‘Shahini” për sigurime Shëndetësore;
• “Vetëvrasja” e Dino Asanajt;
• Vrasja e Astrit Deharit
• Afera ‘Grandi’;
• Privatizimi i tokave për pak centë;
• Vjedhja e drogës në dhomën e dëshmive në Polici;
• Vjedhja e arit në dhomën e dëshmive në Polici;
• Vjedhja e telefonit në shtëpinë e Kryeprokurorit;
• Vjedhja e 1.5 milionë eurove për pasaporta;
• Rrahja e policëve nga djemtë e Grabovcit dhe suspendimi i tyre;
• Kontrata me Z-Mobile;
• Procesi me AXOS-in;
• Manipulimi dhe fryerja e listës së Veteranëve të UÇK-së”.