Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, sot ka dorëzuar 9 amendamente për Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2022, shkruan rtvokarina
Haxhiu ka plasuar në rrjetin social “Facebook” ka shpejguar specifikisht se për cilat amanadamente bëhet fjalë.
Postimi:
Të nderuar qytetarë,
Në zyrën për parshtresa në Kuvendin e Kosovës kam protokoluar 9 amendamente për Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2022:
Amandamenti 1: është për sigurim të buxhetit 71 milionë euro për implementimin e Ligjit të Pagave nga data 01.06.2022.
Amendamenti 2: është për projektin e Ndërtimit të Spitalit të Prishtinës, premtim eletoral i të gjitha subjekteve politike por që nuk është pjesë e Buxhetit 2022.
Amendamenti 3: është projekti për Stadiumin Nacional të Futbollit që ka qenë pjesë e projektbuxhetit 2020 dhe 2021 por që është larguar nga Qeveria Kurti.
Amendamenti 4: është projekti i Ndërtimit të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë. Qeveria ka prolonguar përfundimin e këtij projekti deri në vitin 2024, ndërsa unë kam propozuar që ky projekt të përfundojë në vitin 2022.
Amendamenti 5: projekti i Renovimit të Stadiumit “Adem Jashari” Mitrovicë. Qeveria ka prolonguar përfundimin e këtij projekti deri në vitin 2024, ndërsa unë kam propozuar që ky projekt të përfundojë në vitin 2022.
Amendamenti 6: është Ngritja e shtatores për Dëshmorin e Kombit, Agim Rrahim Ramadani, në Mitrovicë.
Amendamenti 7: është për projektin Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë.
Amendamenti 8: është për projektin Zgjerimi i rrugës KOMORAN-DRENAS-SKENDERAJ.
Amendamenti 9: është për projektin Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës Magjistrale M9 Prishtinë-Pejë.
Qeveria për këto projekte të propozuar amandamentet 7,8 dhe 9 e ka shkurtuar buxhetin për vitin 2022 dhe i ka prolonguar deri në vitin 2024, andaj kam propozuar që të rikthehet buxheti për investime në projekte dhe ato të përfundojnë në vitin 2022.rtvokarina.