Policia e Kosovës njofton se e ka gjobitur me 100 euro vozitësin që para pak ditësh doli në mediat sociale se si nga një drejtim i rrugës kaloi në tjetrin duke shfrytëzuar hapësirën gjelbëruese.
“Vozitësi i cili ishte duke drejtuar mjetin e tij në një rrugë të Prishtinës, duke dashur t’i shmanget pritjes në kolonë, ndërmerr veprim pa u siguruar se i rrezikon apo i pengon pjesëmarrësit e tjerë ne trafik, andaj gjobitet me shumë prej 100 euro dhe 1 pikë negative”.
“Policia e Kosovës falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim të ndërsjellë dhe njëherësh do të ndërmerr veprime ndaj kundërvajtësve të tillë, me qëllim të parandalimit të kundërvajtjeve dhe ngritjes së sigurisë në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.
\RTV-Okarina\