Dendias në një bisedë telefonike njofton Lajçak për vizitën e tij në Kosovë

 

Kryediplomati grek Nikos Dendias ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në lidhje me vizitën e tij të fundit në Prishtinë.

“Gjatë bisedës telefonike, unë informova përfaqësuesin special të BE-së Miroslav Lajçak në lidhje me kontaktet gjatë vizitës sime të fundit në Prishtinë”, shkroi Dendias në Twitter.

Dendias ishte javën e kaluar për vizitë në Kosovë, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

 

\RTV-Okarina\