Disa dëmtime të qëllimshme në rrjetin e ndriçimit publik janë shkaktuar këto ditë, ka njoftuar Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Skenderajt.
Me këtë rast, janë dëmtuar shtyllat në parkun publik “Idriz Rreci” dhe në hapësirën “Te pishat” në qytet.
Komuna e Skenderajt kërkon me mirëkuptim nga qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesen jo vetëm për ndriçimin, por edhe për gjithçka tjetër që është pronë publike, shkruan DrenicaOnline.
Veprimet e tilla janë të sanksionueshme me legjislacionin në fuqi, ku parashihen gjoba të larta.