Personi me aftësi të kufizuara, bëhet shembull në Gjilan

 

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Labinotë Demi-Murtezi, na ka ofruar disa fotografi të një personi vullnetar me aftësi të kufizuar, në Gjilan.

Sipas saj, ky person kontribuon për pastërtinë e qytetit, dhe po ashtu jep shembullin më të mirë qytetar për të gjithë.

“Gjilanasit e njohin, por për ata që nuk e njohin ju tregoj se ky është Avdil Ibishi, falë punës dhe përkushtimit të të cilit parku i qytetit në Gjilan gjithmonë është i pastër.

 

 

Ky zotëri nuk e refuzon punën, përkundër kufizimit shëndetësor me të cilin është sprovuar, as nuk viktimizohet e as nuk ofendon. Ka gjetur alternativë dhe kontribon për pastërtinë e qytetit, dhe poashtu jep shembullin më të mirë qytetar për të gjithë ne.

Qytetarët përmes politikës e organizatave të ndryshme të shoqërisë civile duhet të angazhohen për meritokraci e të drejta të barabarta për të gjithë pa dallim, pa qenë arrogantë e pa pritur një datë fiktive për të bërë një shfaqje”, ka shkruar ajo.

/RTV-Okarina/