Delawie komenton ngjarjet e fundit në SHBA, bën një lidhje me kohën kur gazi lotsjellës hidhej në Kuvendin e Kosovës

Ish ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Washington.

Siç ka thënë Delawie, “rebelimi” në Kongres ia kujton muajt e tij të parë në Kosovë në vitin 2015, kur disa politikanë shpërndanë gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit për të bllokuar legjislacionin.

“Ashtu si këtu sot, politikanët ishin të gatshëm të sakrifikonin demokracinë e tyre në ndjekje të pushtetit. Me ndihmën tonë, Demokracia e Kosovës mbijetoi”, ka shkruar Delawie në një postim në Twitter.

Sipas ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, kosovarët kanë aspiruar prej kohësh që vendi i tyre të jetë si SHBA.

https://twitter.com/GregDelawie/status/1346958976055992321?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1346959747782729728%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es3_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdelawie-komenton-ngjarjet-e-fundit-ne-shba-ben-nje-lidhje-kohen-kur-gazi-lotsjelles-hidhej-ne-kuvendin-e-kosoves%2F 

/RTV-OKARINA