Personi i parë që ishte përmendur për një atentat të mundshëm Ismet Haxha, ka thënë e ishte në dijeni për rastin e raportua tashmë nga imediat.
Ai ka thënë se ishte njoftuar nga policia e Kosovës, por edhe nga shërbimi inteligjent i Kosovës, se jeta e tij ishte në rrezik.
Haxha thotë se pavarësisht prej këtij rasti, ai kurrë nuk kishte kërkuar mbrojte nga Policia e Kosovës.
“Kujt borxh nuk i kam, nuk kam pse të fshihem nga askush”, ka thënë ai ndër të tjera.
Ismet Haxha ka thënë se kurrë nuk ka dëgjuar për personin për të cilin mediat kanë raportuar se kishte planifikuar atentat ndaj tij, Xhavit Haliti e Albin Kurtit.
“Jo hera e parë që e dëgjova emrin e tij”, tha Haxha.
Pas raportimit të televizionit shqiptar A2, për një plan për vrasjen e Albin Kurtit, Ismet Haxhës e Xhavit Halitit, ka folur ky i fundit.Në një prononcim për Gazeta Blic, Xhavit Haliti, deputet i PDK-së ka theksuar se kjo nuk është hera e parë që është planifikuar vrasja e tij.