Deklarata e Kurtit për bashkim kombëtar, “çmendet” Lista Serbe

Lista Serbe, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për deklaratën e tij ku tha se do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë në një referendum paqësor e demokratik, duke thënë se Kurtit i doli fytyra e tij e vërtetë.

“Në një deklaratë për të votuar pro krijimit të Shqipërisë së Madhe, Albin Kurti ka treguar fytyrën e tij të vërtetë që e ka fshehur pa sukses gjatë gjithë kësaj kohe, e cila është injoruar nga disa politikanë perëndimorë”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.

Tutje, ata [Lista Serbe] thonë se është Kurti është i njëjti që foli kundër krijimit të Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe si bashkë monoetnike, ndërsa tani flet për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Më tej, Lista Serbe ka drejtuar pyetje ndaj BE-së, duke thënë se ç’duhet të ndodhë tjetër që ata të reagojnë ndaj këtyre deklaratave, që sipas tyre, kërcënojnë drejtpërdrejt paqen dhe qetësinë e qytetarëve.RTVOKARINA.