Kosova mbëmë ka barazuar 1-1 kundër Greqisë në ndeshjen e fundit kualifikuese për botërorin “Katar 2022“.
Golin për “DardanëtV e realizoi kapiteni Rrahmani pas asistimit të mrekullueshëm nga Zhegrova.
Pas ndeshjes Rrahmani tha se duhet sa më shpejtë të i harrojmë këto kualifikime.
“Ishte një ndeshje që mund ta fitonim dhe ta humbasim. Kishim të dyja ekipet raste dhe nuk ishim të koncentruara maksimalisht të dyja skuadrat, pasi dëshira ishte të fitonim ndeshjen dhe kjo ka bërë që të lejojmë shumë hapësira. Besoj se barazimi ishte rezultat real pas asaj që treguam në këtë ndeshje. Nuk jemi të kënaqur me paraqitjet të cilat jemi duke i bërë, jemi të gjithë nervoz. Ky është karakteri im, mendoj se jemi një skuadër që mund të luftojmë për më lartë. Nuk ka më justifikime, duhet të ketë ndryshim pasi mund të janë kualifikimet e fundit apo të parafundit që jemi në këtë moshë kështu që duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht”, përfundoi kapiteni i Kosovës.
\RTV-Okarina\