Në raportin 24 orësh të Policisë, është bërë e ditur se është arestuar një mashkull nga Prishtina pasi që njejti në gjendje të dehur, në stacionin policor ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, shkruan Insajderi.
Sipas raprtit, zyrtarët për shkak të lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në gjendje të dehur, në stacionin policor ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Zyrtarët për shkak të lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë’/Insajderi/