Kryeministri Kurti ka zhvilluar takime me homologun e tij belg Alexander De Croo.
E pas këtij takimi, është deklaruar De Croo. Ai e ka vlerësuar takimin e parë me Kurti si mjaft të mirë.
“Takim i parë i mirë me kryeministrin Albin Kurti.
Ne kemi diskutuar në lidhje me reformat në systemin e drejtësisë, përmirësimin e ekonomisë, vaksinat dhe perspektivën e saj evropiane dhe transatlantike.
E përsërita përkrahjen tonë të fuqishme për lehtësimin e dialogut politik me Serbinë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar De Croon në Twitter.
\RTV-Okarina\