Sot është takuar me djemtë e fshatit Aqarevë, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj,
Në ditën e shtatë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, Haradinaj përmes një postimi në Facebook shkruan se fshati historik Aqareva ishte vendi që para plot 25 viteve u bë shtëpi e dytë për të.
“Me djemtë e fshatit historik të Aqarevës. Aqareva ishte vendi që para plot 25 viteve u bë shtëpi e dytë për mua. Respekt djema e na priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj.