Dardanët sonte kundër Helvetikëve në Fadil Vokrri

 Kosova është sonte nikoqire e Zvicrës në kuadër të ndeshjes kualifikuese për “Euro 2024”.

Dardanët i presin Helvetikët në takimin e Grupit I, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Primoz Gliha vjen në këtë ndeshje të pestë të grupeve pa fitore (tri barazime dhe një humbje), por synon rezultat pozitiv nga ky takim i vështirë.

Në anën tjetër, ekipi i Murat Yakin vjen si lider i grupit me tri fitore dhe një barazim, dhe synon t’i vazhdojë rezultatet pozitive.

 

Nga dy taborët janë deklaruar të gatshëm dhe sonte pritet një spektakël sportiv mes dy vendeve mike.

 

                                   

                                                      Formacioni i mundshëm i Kosovë

Në portë do të jetë i përhershmi Arijanet Muric, ndërsa treshja pritet të formohet nga kapiteni Amir Rrahmani në qendër, Betim Fazliji nga e djathta e tij dhe Fidan Aliti nga e majta.

 

Në mesfushë do të jenë Florian Loshaj, Valon Berisha dhe Florent Muslija, i cili shihet i favorizuar para Bernard Berishës, ndërsa nga krahët do të luajnë Mërgim Vojvoda dhe Leart Paqarata.

Në sulm, Milot Rashica do të jetë si sulmuesi i dytë dhe ndihmues i Vedat Muriqit/OkarinaPress/