”Dardanët” provojnë të ndalin ”Furrinë e Kuqe”

Kosova sonte me fillim nga ora 20:45 në ”Fadil Vokrri” pret Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ”Katar 2022”.
”Dardanët” vijnë në këtë ndeshje pas fitores me Gjeorgjinë dhe barazimit me Greqinë, kurse Spanja humbi me Suedinë dhe fitoi me Gjeorgjinë.
Kjo ndeshje nuk pritet të jetë aspak e lehtë për të besuarit e Bernard Challandes për shkak të dallimit të madh në cilësi, por dhe disa mungesa që ka përfaqësuesja jonë.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar mes këtyre dy kombëtareve Spanja mposhti Kosovën me rezultat 3-1.
Spanja e trajnerit Luis Enrique është kombëtarja e 7 në botë në ranklistën e FIFA-së, kurse Kosova është e 115-ta.
\RTV-Okarina\