Ndryshe nga muajt tjerë, këtë muaj mësimdhënësit e Kosovës kanë marrë më shumë para se zakonisht.
Kjo pasi që atyre u kanë dalë shtesat prej 100 euro, të cilat ishin shumë të kërkuara nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës.
Ndërsa në muajin që lëmë pas, Qeveria në detyrë ka marrë vendimin që për shkak të orëve të shtuara të punës së arsimtarëve gjatë pandemisë, do t’u bëhen dy pagesa shtesë në pagë, vendim i cili tashmë ka filluar të ekzekutohet.
/RTV-Okarina/