Një person ka rënë nga një objekt në Prishtinë i cili pas lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë.
Policia e Kosovës dhe ambulanca janë parë në vendin e ngjarjes menjëherë pasi kishte ndodhur fatëkeqësia.
Detaje për rastin ka dhënë Agron Borovci, zëdhënës në policinë rajonale të Prishtinës.
“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, ku viktima ka rënë nga lartësia e një objekti. Viktima mashkull, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht ka nisur një hetim i rethanave të ngjarjes nga njësitet kompetente policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë relevant”, tha Borovci.