Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, është shprehur se institucionet e Kosovës nuk e dinë se cilat janë shtetet që e njohin pavarësinë dhe cilat janë ato që e kanë tërhequr këtë vendim.
Ai ka thënë se askush nuk beson në Kosovën, sipas tij as Shqipëria, raporton RTS.
“Ashtu siç qëndrojnë gjërat tash, askush, madje as Shqipëria, nuk beson në qëllimin e tyre, inteligjencën dhe dëshirën e tyre për paqe”, është shprehur Daçiq.
“Ata [Kosova dhe Shqipëria] kanë në vazhdimësi mosmarrëveshje mes vete. Ata sulmojnë Edi Ramën për shkak të marrëdhënies së tij me Aleksandër Vuçiq për shkak të “Open Balkan”.
\RTV-Okarina\