Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se “Ballkani i Hapur” është ide e Serbisë.
Daçiq ka theksuar se nisma “Ballkani i Hapur” paraqet aplikim të vlerave evropiane dhe se është në interes për qytetarët.
“Askënd nuk e pengon ideja e “Ballkanit të Hapur”, por fakti se ai është ide e Serbisë”,ka thënë Daçiq, shkruan Tanjug.
Tirana do të jetë qyteti mikpritës për takimin e radhës së Ballkanit të Hapur që do të mbahet për dy ditë, që kësaj here veç Këshillit të Atlantikun do të përfshihet edhe Komisioni Europian.
Për dy dite, të hënën dhe të martën e 20 dhe 21 Dhjetorit liderët e tre vendeve të përfshira në këtë proces, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të zyrtarizojnë këtë iniciativë që synon lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbime dhe kapitaleve duke nënshkruar pesë marrëveshje.