Sali Berisha është shumë i dashur në Kosovë. Vizitat e tij të fundit në Shqipërinë e Epërme (shtetin më të ri të Ballkanit) janë kthyer në festa e tubime të vërteta popullore.
Edhe 9 vitet e fundit që nuk ka pasur post publik, përveç atij të deputetit, lideri historik i demokratëve është bërë një mbrojtjes i flaktë i kufijve të Kosovës, i mosndryshimit të tyre sipas planeve të Beogradit, por të përqafuara edhe nga aktorë të rëndësishëm politikë në Prishtinë.
Një nga figurat më emblematike të artit kosovar, Çun Lajçi, qenka takuar me doktor Berishën dhe paska pozuar me të. Foton e ka hedhur në rrjetet e tij sociale, bashkë me shënimin përkatës, që vlerësoi lart keun e PD (të rizgjedhur prej 22 majit), duke e konsideruar opozitar të vërtetë. Nuk mungojnë sa fshikullimet për disa të tjerë:
“Non grat a nondë karat, s’di, por pa Berishën, opozitarizëm s’ka, e s’ka me pasë!
E di se kan me m’sha, se kur e postova foton me Ibrahimin, Hashimin e Ramushin, ma shkokluen nanën n’vorr!
Me Albinin s’jam fotografu kurrë, e s’po kan ku me m’kapë, prandaj e postova foton me Sal Kapetanin!
Me qesi far Ali Bejash e me Ramë Ballkanin ka mu ba promajë n’tana anët, e s’ka me na ardhë era as dardha këndej, as portokaj andej!
Ky Abazovici po e thithka cicën hala. Hajt se rritet!”