Duke u nisur nga fakti se kontrata e tij me Juventusin përfundon në verën e vitit 2022, mediat shpesh herë e lidhnin Cristiano Ronaldon me një transferim të mundshëm në një klub tjetër.
Në fillim u përfol për një kalim të mundshëm të Ronaldos në PSG, por me që parisienët transferuan Leo Messin, ky opsion nuk ekzistonte më.
Ditëve të fundit u raportua për një rikthim të portugezit në Real Madrid, por duket se këta zëra e kanë shqetësuar CR7-shin dhe e shtyn atë që të bëj një reagim në rrjetet sociale.
Ja shkrimi i tij:
“Të gjithë që më njohin e dinë se sa i përqendruar jam në punën time. Më pak fjalë dhe më shumë vepra, kjo ka qenë motoja ime udhëheqëse prej nga fillimi i karrierës. Megjithatë, duke marrë në konsideratë krejt atë çfarë është thënë dhe është shkruar së fundmi, duhet ta sqaroj pozitën time. Më shumë sesa mosrespektimi për mua si njeri dhe lojtar, mënyra joserioze e mbulimit në media të të ardhmes time, është mosrespektuese ndaj të gjitha klubeve të përfshira në këto thashetheme, si dhe ndaj lojtarëve dhe stafit të tyre. Historia ime te Real Madridi tashmë është shkruar. Është regjistruar. Në fjalë dhe në numra, në trofe në tituj, në rekorde dhe në kryetituj. Është në Muzeun e Stadiumit Bernabeu dhe është po ashtu në mendjet e të gjithë tifozëve të klubit. Dhe përtej asaj që kam arritur, mbaj mend se në ato nëntë vite kisha një marrëdhënie me dashuri dhe respekt të thellë për ‘merengue afición’, një dashuri dhe respekt që e ruaj deri më sot dhe që do ta çmoj gjithmonë. Unë e di se tifozët e vërtetë të Real Madridit do të vazhdojnë të më kenë në zemrat e tyre, dhe unë do t’i kem ata në timen. Përveç episodit më të fundit në Spanjë, ka pasur lajme dhe artikuj të shpeshtë që më lidhnin me një numër të klubeve në liga të ndryshme, ndërsa askush nuk ka tentuar për ta gjetur të vërtetën. Po thyej heshtjen time për të thënë se nuk mund t’i lë njerëzit të vazhdojnë të luajnë me emrin tim. Qëndroj i fokusuar në karrierën time dhe në punën time, i përkushtuar dhe i përgatitur për të gjitha sfidat me të cilat duhet të përballem. Të tjerat? Gjithçka tjetër është vetëm fjalë”
Kujtojmë se Juventusi do të filloj sezonin në Serie A me datën 22 gusht, ku do të luajë si musafir i Udineses.
\RTV-Okarina\