Covid19 nuk lë pa prekur edhe Policinë e Kosovës, 21 policë humbën betejën me Coronavirus

 

Kohën e fundit kemi pasur dukshëm rënie të të infektuarve nga Covid19, por megjithatë Covid19 nuk ka lënë pa prekur edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

 

 

Baki Kelani zëdhënësi i policisë së Kosovës thotë se deri më tani betejën me koronavirus e kanë humbur 21 pjesëtarë të policisë së Kosovës.

“Deri më datën 12.04.2021 aktiv me Covid19 kanë qenë 227 punonjës të policisë së Kosovës. Ndërsa ata që kanë humbur jetën deri më po të njëjtën datë janë 21 persona”.

Vlen të cekum faktin se përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithësej 595 raste positive, dhe 17 persona të vdekur.

\RTV- Okarina\