Covid-19 rrit rrezikun e rënies në depresion dhe çrregullimeve tjera psikologjike

 

Studiuesit kanë zbuluar që personat të cilët janë diagnostifikuar me Covid-19 gjashtë muajt e mëparshëm, kishin më shumë gjasa të shfaqnin depresion, dementi, psikozë dhe sulm në tru.

Te një e treta e atyre që kanë qenë të infektuar me Covid-19, u pa se po vazhdonte të kishin një rikthim të kësaj gjendje psikologjike dhe neurologjike.

Ata që kishin gjendje me të rëndë shëndetësore, të cilët u shtrinë në spital apo që ishin në kujdes intensiv ishin akoma më të rrezikuar.

Ka mundësi që kjo të ndodh për edhe për shkak të efektit të stresit, por edhe për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë që ka virusi në tru.

 

 

Shkencëtarët britanikë shikuan të dhënat elektronike mjekësore të më shumë se gjysmë milioni pacientë në SHBA dhe gjasat ishin se ata kanë një nga 14 kushtet e zakonshme psikologjike ose neurologjike, duke përfshirë:

hemorragji e trurit;

sulm në tru;

Parkinsoni;

Sindroma Guillain-Barré;

Dementia;

Psikoza;

Çrregullime të humorit;

çrregullime ankthi.

 

/RTV-Okarina/