Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK kanë vendosur që t’i testojnë për COVID-19, punëtorët e kompanive të ndryshme të Kosovës.
Ndër kompanitë e para që është përzgjedhur të testohet nga IKSHPK, është “Comodita Home”, në Gjakovë.
Në këtë kompani do të testohen 100 punëtorë në ditë, kjo derisa të arrihet testimi i të gjithë punëtorëve të kësaj zone, të cilët janë gjithsej 2000.
Lidhur me këtë nismë, edhe punëtorët edhe menaxhmenti i “Comodita Home”, u shprehën falënderues ndaj IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për këtë ndihmë, siç thanë ata meqë ua mundësojnë punëtorëve të mos rrezikohen nga virusi.
\RTV-Okarina\