Rusia ka bllokuar portet që ishte vija kryesore e eksportit të grurit nga Ukraina dhe po shënjestron qëllimshëm shkatërrimin e të mbjellave në fusha për të luftuar presionin ndërkombëtar, akuza që i janë drejtuar edha nga Bashkimi Evropian, transmeton Gazeta Metro.
Vjedhja e grurit nga hambarët e Ukrainës dhe strategjia e bllokadës ekonomike e pa kompromis e Rusisë po vërehet edhe në goditjen e arave me grurë në Ukrainë.
Xhirime të dala nga Ukraina ku arat me grurë të kapluara nga flakët pasi që ishin shënjestruar me predha ndezëse. Fermerët ukrainas shihen në videot e publikuara duke tentuar të ndalojnë përparimin e flakëve për të shpëtuar një pjesë të korrave.
Ukraina po tenton që të organizojë rrugë alternative tokësore të transportit të grurit që e vështirësojnë furnizimin dhe ndikojnë në çmim. Rreth 20 milionë ton grurë ende po mbahet nëpër depot ukrainase në pritje të furnizimit