Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar tha se forcat ukrainase kanë rimarrë të gjithë rajonin e Kievit, raporton The Guardian, trasnmeton Zeri.info.
“Irpin, Bucha, Gostomel dhe i gjithë rajoni i Kievit është çliruar nga pushtuesi”, ka shkruar ajo.
Trupat rusë kanë nisur të tërhiqen, ata dje u tërhoqën nga Aeroporti Antonov, i cili ishte nën kontrollin rus që nga dita e parë e pushtimit.