Çka po ndodh me kosovarët: 344 shkurorëzime deri më tani këtë vit

Shikuar për muaj, numri më i madh i divorceve shënohet në muajin shkurt, gjithsej 122.

Të dhëna të ngjashme përpunohen çdo muaj nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Njëra nga pikat që ngjallë më së shumti interesim e ne disa raste edhe shqetësim, është numri i lartë i shkurorëzimeve.

Në tre muajt e parë të vitit, në “Statistikat e Lindjeve Vdekjeve Kurorëzimeve dhe Shkurorëzimeve” figurojnë 344 shkurorëzime.