Danimarka dhe Kosova tashmë janë marrë vesh që danezët dhe të tjerët të dënuar atje t’i vuajnë dënimet në Burgun e Gjilanit në Kosovë.
Kjo marrëveshje siç duket do të fillojë të zbatohet menjëherë, raporton rtvokarina
Mediat suedeze tregojnë se kush do të jetë i pari vuajtës dënimi që do të deportohet në Kosovë për ta vuajtur dënimin. Ai është një pirat, i cili ka sulmuar anijet në Gjirin e Guineas.
“Ishte 24 nëntor kur anija daneze ‘Esben Snare’ u sulmua nga piratët gjatë një misioni patrullimi në Gjirin e Guinesë. Katër piratë të dyshuar u vranë në një përleshje zjarri, por katër persona mund të arrestohen me dyshimin për tentativë vrasjeje. Tre u lëshuan, teksa njëri u shtri në spital nga lëndimet”, thuhet nga Ttela.
Ai që ishte i lënduar do të dërgohet në Danimarkë dhe sot pritet gjykimi i tij nga Gjykata e Qarkut e Kopenhagës.
Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Hakkerup, ka thënë që ky pirat është në planet e tyre për ta dërguar në Kosovë.
“Ne po punojmë që ta kemi burgun në Kosovë dhe ai (pirati) është kandidat për të shkuar atje për vuajtje dënimi, sepse ai nuk ka të bëjë asgjë me Danimarkën”, ka thënë Hakerupi.