Cilat janë simptoma e COVID-19 që ka më shumë gjasa të shfaqet te personat e vaksinuar plotësisht

 

 

Deri më tani, rritja e rasteve nuk është përkthyer në vdekje, por pranimet në spital janë në rritje të vazhdueshme.

Shifrat e larta të vaksinimeve padyshim që ndihmojnë në frenimin e valës aktuale, por simptomat mund të shfaqen ende tek ata që janë plotësisht të vaksinuar.

Studimi Shëndetësor ZOE, i cili monitoroi lëvizjet e pandemisë përmes njohurive nga miliona përdorues në aplikacionin e tij, zbuloi se një simptomë e COVID-19 ishte më e zakonshme në mesin e të vaksinuarve plotësisht.

Ekipi i ZOE vuri re se njerëzit që ishin vaksinuar dhe më pas rezultuan pozitivë për COVID-19 kishin “më shumë gjasa” të raportonin teshtitjen si një simptomë në krahasim me ata që nuk kishin vaksinim të plotë.

Në dritën e këtij këndvështrimi, ekipi i ZOE këshilloi: “Nëse jeni vaksinuar dhe filloni të teshtitni shumë pa shpjegim, duhet të bëni një test coronavirusi, veçanërisht nëse jetoni ose punoni pranë njerëzve që janë në rrezik më të madh nga sëmundja”.

Është e rëndësishme të theksohet se më pak simptoma u raportuan në aplikacionin ZOE gjatë një periudhe më të shkurtër kohore nga ata që kishin bërë tashmë një vaksinë, duke sugjeruar se ata po sëmureshin më pak seriozisht dhe po përmirësoheshin më shpejt.